javë pas jave
Përshëndetje Valentina
Më vjen mirë që ke vendosur të lindësh me rrugë natyrore.
Raportet seksuale mund të kryhen normalisht. Për ankesën e lodhjes të rekomandoj të bësh analizë të gjakut për të përjashtuar mundësinë e anemisë. Nëse nuk ke marrë hekur deri më tani, të rekomandoj që ta marrësh atë si dhe multivitamina. Në këtë periudhë të shtatzënisë, rekomandohen ushtrime gjimnastikore speciale për muskujt e baçinit dhe perineumit, të cilët përgatisin rrugët e lindjes. Është periudha edhe për përgatitjen e gjirit për laktacion dhe kjo mund të bëhet me dy mënyra. Masazhimi i gjendrës së gjirit duke rrëshqitur të dy duart në drejtim të thithkës dhe mënyra e dytë duke rrotulluar thikat e gjirit me dy gishta herë në njërën anë e herë në tjetrën. Proçedurat duhet të jenë të lehta dhe të padhimbshme. Gjatë qëndrimit shtrirë qëndro sa më shumë anash majtas. Ecjet dhe shëtitjet në natyrë për kohë jo të gjatë, janë të rekomanduar për këtë periudhë të shattzënisë.
Uro shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje dr Mimoza , jame ne javen e 36 +4 , dje isha ne kontroll mjeku me tha qe bebi e ka pozicionin mire , mendoj me lind ne menyr natyrale pasi qe shtatzania me ka shku mire pa probleme, por harrova ta pyes se a eshte me mire keto dite te kem mardhenje apo jo , theksoj qe prej fillimit te shtatzanise shume pak kemi pas mardhenje nuk e ndiejm veten mire ? Pyetja ime eshte se cila eshte keshilla juaj me e mire edhe per kete muaj qe me ka mbet , dmth per te kaluar me leht ne lindje , kam provu edhe me ecje por nuk e di kom dhimbje sa qe per 5 min smundem me shume , eshte shtatzania ime e pare , ju faleminderit shume .