Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jane normale dhimbjet e gjithe kyceve nga mezi e poshte?

Diten e pare te ciklit te fundit e kam pas ne daten 18 gusht 2013.Me perafersi i bie 24 javeshe + ,dua te dij ne kete faze te shtatezanis a jane normale dhemjet e gjithe kyceve nga mezi e poshte.Kam dhemje te forta mesi dhe rreze kofsheve .Ka mbi 3 dite qe kjo dhemje eshte bere e pa durueshme pse nese qendroj shtrire me zor ngihem pastaj te drejtoj trupin.Cfar hapash mund te ndiek per te lehtesuar keto dhemje ju lutem.Faleminderit Sinqerisht

Besssi Bako (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besi

Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit është data 18 gusht 2013, me datë 12 shkurt 2014 shtatzënia ndodhet ne javën e 25-të plus 3-4 ditë.

Ajo që ankon edhe mund të konsiderohet për shkak të shtimit në peshë në shtatzëni, por edhe nga mos bërja e qetë e gjumit apo dhe nga frika para lindjes. Si këshillë mund të them se; - mos u lodh më shumë se ç’duhet, - shko më herët për të fjetur, - shmangu punëve të rënda në shtëpi, - bëj kujdes në rregjimin e të ushqyerit, - bëj shëtitje në natyrë por gjithnjë pa u sforcuar dhe lodhur, - bëj disa ditë pushimi nëse je ne punë apo më e pakta lere që punën tënde ta bëjë dikush që mund të ndihmoj, - po kështu vepro edhe nëse ke fëmijë të tjerë, që do të thotë le të merren të tjerët me fëmijët e tu për disa ditë.

Gjithashtu duhet të dish se nevojat për hekur, rriten tek gruaja shtatzënë. Prandaj bëj një analizë të gjakut për të vlerësuar këto nevoja, por megjithatë, të rekomandoj që të marrësh suplemente hekuri të cilat duhet t’i konsumosh deri në fund të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti