Afi niveli i lengut aminioatik
Jasmina J
(12 vite më parë)
Përshëndetje Jasmina
Nëse për pakësimin e ujrave amniotikë nuk e ka problemin bebi, tregon se problem është pamjaftueshmëria e funksionit të placentës ose nga humbja e pakuptuar e ujrave nga plasja e parakohshme e membranave. Një rregjim i rreptë shtrati, mund të jetë ndihmues dhe mbikqyrja hospitalore është shumë e domosdoshme.
Marrja e pozicionit cefalik (me kokë poshtë) të bebit për të lindur, është shumë e parakohëshme në këtë javë të shtatzënisë. Kjo do të thotë se bebi mund të rrotullohet dhe pozicionin përfundimtar e merr pas javës së 30-31 të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Mimoza . Gjate ekos morfologjike ne javen e 22 mjeku verejti qe kisha pakesim te lengut aminioatik dhe me derguan per te bere nje eko te nivelit te 2 dhe doli qe nuk e kishte problemin bebi. Vlera e sasise se lengut aminioatik ishte afi 98 mm .Sot jam ne javen e 25 kisha kontrollin tjeter dhe afi ishte 95mm dhe bebi ishte i kthyer me koke poshte . A tregon kjo vlere qe kam pasur perseri humbje te lengut aminioatik dhe a eshte heret qe bebi ka marr qe tani pozicionin me koke poshte ? Ju faliminderit paraprakisht