Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frikë nga sekrecionet

Pershendetje doktoreshe.


Jam 19 vjec dhe ka 2 muaj qe kam filluar aktivitetin seksual, rreth 1 here ne jave ose 2 jave, heren e fundit qe kreva marredhenie, pas aktit seksual vazhdoje te kem sekrecione te shtuara ne pamjen e qelbit por qe nuk permbajne ere, sot sikur kishte nje pike gjaku qe kishte ngjyrosur sekrecionet. Nuk kam as kohen e ciklit pasi i kam te rregullta. Nuk ndjej asgje ndryshe ne veten time, s`kam as dhimbje gjate aktit as pas saj, as ndonje ndjesi tjeter jonormale. Ç`mund te jete doktoreshe pasi jam shume ne ankth, kam dhe frike nga ajo qe mund te rezultoj. A mund te me ndihmosh me ndonje keshille? Ju lutem!

Elena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elena

Ndryshimi i ngjyrës dhe konsistencës së sekrecioneve vaginale, tregon praninë e një infeksioni vaginal. Për këtë arsye të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, dhe të marrësh trajtimin e duhur medikamentoz si ti ashtu dhe partneri/bashkëshorti.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti