Acid folik dhe utrogestan 100 mg
Erisa Veliu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Meqë ankon se ke disa si therje barku, mjeku të ka rekomanduar utrogestan për të parandaluar ndonjë rëndim të situatës. Prandaj mos hezito, por konsumo preparatin që të ka rekomanduar mjeku. Edhe me marrjen e acidit folik, ke bërë mirë që e ke filluar dhe duhet ta vazhdosh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje! Jam shtatezen ne javen e gjashte, isha ne vizite te mjeku dhe para dy dite, dhe me dha acid folik dhe utrogestan 100 mg (orale). Desha ta di se per cka jane utrogestan dhe a jane te demshme per bebin, pasiqe une kam qene shume mire, nuk kam pas dhimbje te barkut por si kam filluar t'i pi, disi i kam ca therrje te barkut, tjeter shqetesim nuk kam