javë pas jave
Përshëndetje Sara
Mesatarisht rritja e peshës amtare në javën e 28-të duhet të jetë rreth 6.5-6.6 kilogram. Ajo peshë që përshkruan, është shumë e madhe për moshën e shtatzënisë dhe nuk ka vend për t’u gëzuar. Bën mirë të kontrollosh diabetin, sepse është nga arsyet e shtimit të peshës amtare duke përjashtuar abuzimin në konsumin ushqimor. Diabeti gjatë shtatzënisë duhet të mbahet nën kontroll me përdorimin e medikamenteve.
Megjithatë shtimi në peshë varet edhe nga indeksi i masës trupore, sepse gratë me peshë të vogël para shtatzënisë, kanë tendencë të shtojnë më shumë në peshë sesa gratë me peshë trupore të madhe.
Bën mirë që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar situatën dhe ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje desha te bej nje pytje rreth peshes,une I kam 28jav dhe gjat ksajde kohe shtatzanis ikam shtu 21kilogrm a eshte e demshme APo normale.megjithate une jam e knnaqur me pershen qe ekam fitu sepse para shtatzanis isha shum e dobet tani se ikam fitu keto kilogram jam shum e knnaqur Por shqetesimi Im eshte a ndikon negativisht tek bebi se ekam ne bark..kam perdor Hekur.previt plus omega 3.magnezum direkt.dhe qajna te bimeve si belushi.por ha shummm kam oreks .ju pershendes Zemersisht