Ujrat e bebit
Jonela Bixhaku
(12 vite më parë)
Përshëndetje Jonela
Shtimi i ujrave të bebit duhet të sqarohet, sepse mund të ndodhë edhe si rezultat i mbylljes së ezofagut të bebit. Kjo gjendje mund të shpjerë në lindje parakohe dhe sqarohet menjëherë pas lindjes ku bebi duhet të operohet. Mos u shqetëso nga sa shkruaj, sepse në mbi 90% të rasteve të shtimit të ujrave të bebit, nuk ka asgjë serioze tek bebi apo ecuria e shtatzënisë. Pesha e bebit është e madhe për moshën e shtatzënisë, ndërsa tensionin e ke normal.
Rrugën e lindjes e sygjeron mjeku dhe konsiderohet si lindje normale lindja pas javës së 37-të të shtatzënsië.
Të uroj shatztëni të mbarë.
Pershendetje,sipas ekos jam 33 jave e 4 dite menstruacionet e fundit i kam patur ne 22.06.2013 nga ekoja e fundit doli qe kisha shume ujra dhe kordoni ombelikal qendronte anash placentes ,dhe bebi kishte peshen max per kete moshe 2753 gr ,koka ishte poshte dhe kam tensionin e gjakut 13me 9.pyetja eshte a ehste e rrezikshme qe ka shume ujra (cfare do te thote kjo) dhe eshte shkak qe ta bej me operacion ?dhe ne cfare jave futet te i 9 qe nuk ka problem nqs lind?faleminderit .