Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth diagnozes time

Me falni dr per kohen tuaj deshta thjesht ni mendim tuajin edhe nje udhezim nese ka mundesi isha te dr ne kontrll dhe ajo me dha ket Dg: cervicitis chronica uz mitra me dimenzione normale, ne dukje subseptim,kaviteti i zbrazet ,adnexet p.v.p.Douglasi i lire te lutem me sqaro paksa reth kesaj semundje te lutem se jam shum ne marak ajo me sqaroj sikur esht nje loj perde mitra e mbeshtjell dhe me tha si duket duhesh operuar por nese ka mundesi tme tregoni ka rezik per mitren diq pasi un skam femi jam qe 4 vite e jam pa femi te lutem me kthe pergjigjen kam ber papa test por akoma skam marr rezultat gjithashtu me tha pastaj te bej edhe rengen te kanaleve te faliminderit per kohen tuaj ju uroj gjdo te mir en jet me respekt lisa

Meliza Brajshori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meliza

Ekzaminimi ekografik tregon për një mitër të ndarë në mes nga një perde e cila nuk shkon deri në fund të kavitetit. Për ta vlerësuar plotësisht diagnozën duhet të bëhet HSG, ku vlerësohet kalueshmëria tubare dhe kaviteti uterin. Largimi i perdes bëhet me histeroskop, që është proçedurë më e thjeshtë se ndërhyrja operatore.

Mitra e ndarë me perde nuk është shkak i infertilitetit. Po kështu edhe cerviciti nuk është shkak i infertiliteti, sepse ai është infeksion i qafës së mitrës ku gjetja e shkaktarit dhe trajtimi bëhet nëpërmjet kulturës së sekrecioneve vaginale.

Pas trajtimeve, përpara se të tentosh për shtatzëni, bëj një këshillim parakoncepsional që do të thotë që mjeku duhet të vlerësoj shëndetin tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti