javë pas jave
Përshëndetje Arjeta
Sipas datës që shkruan, 40 javë apo 280 ditë shtatzëni plotësohen rreth datave 15-17 shkurt 2014. Nëse rreth këtyre datave nëse nuk do ndjesh së paku një nga tre shenjat klasike që tregojnë se lindja po vjen, duhet të drejtohesh tek mjeku në shtëpinë e lindjes, i cili do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe mundet të të ndihmoj në induktimin e lindjes.
Shënjat e lindjes janë; - rënia e tapës mukoide e cila dallohet si sekrecion i trashë me rrema gjaku që del nga organet gjenitale, - fillimi i kontaksioneve që janë dhimbje të lehta të durueshme çdo gjysëm ore dhe më pas intensiteti rritet dhe kohëzgjatja zvoglohet, që do të thotë se dhimbjet bëhen më të forta çdo 10, 7, 4, 2 minuta deri sa dilatacioni i qafës së mitrës të shkoj 10 cm, - plasja e ujrave të bebit pa dhimbje që do të thotë dalja/rrjedhja e ujrave pa ngjyrë dhe pa erë nga organet gjenitale.
Të uroj të kalosh një lindje të lehtë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje doktoresh. Une i kam pasur menstruacionet e fundit me date 14.05.2013, me cilen date do te lindi. Nuk kam dhimbje as ndonje shenje qe munt ta di se lindja po afron, e kam lindjen e pare kete dhe desha ta di cka te veproj ne rast se nuk kam dhimbje deri me daten kur e kam te parapare te lindi, duhet te shtrohem ne spital apo te pres ende? Falemnderit