Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare ushqime duhet te hame gjate shtatzenise?

Cfare te bej me gjoksin se e kam te vogel dhe pa koka si te me formohen?

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Milena

Përbërësit e një diete ushqimore të shëndetshme janë proteinat, yndyrnat, sheqernat, fibrat ushqimore, vitaminat, kripërat minerale dhe uji. Këto produkte janë të domosdoshëm për një shëndet të mirë dhe në veçanti për kohën e shtatzënisë. Në mënyrë të përgjithshme mund të përshkruhet që gjatë shtatzënisë është e nevojshme të merren; - mishi, peshku si dhe fasulet, thjerëza etj, sepse këto përmbajnë proteina të cilësisë së lartë, hekur, sheqerna, vitaminë D, dhe vitaminat e kompleksit B, - qumështi dhe nën produktet e tij sepse janë produkte që përmbajnë kalcium, proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të grupit B, - buka, drithërat dhe patatet sepse përmbajnë sheqerna, proteina të cilësisë së mesme, vitamina të grupit B, - vaji, gjalpi, dhjami dhe margarina sepse përmbajnë yndyrna (veçanërisht acide yndyrore), disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D), - frutat dhe perimet sepse përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale.

Nëse kërkon që ushqimin ta marrësh me gramaturë, kontakto një mjek dietolog.

Pas javës së 36-të mund të fillosh masazh dhe gjimnastikë të thithkave të gjirit. Masazhi bëhet me dy mënyra; masazhohet e gjithë gjendra e gjirit lehtë pa dhimbje dhe së dyti; me gishta rrotullohen letësisht dhe pa dhimbje thithkat e gjinjëve. Masazhimi duhet të bëhet rreth një minutë çdo ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti