javë pas jave
Përshëndetje Besa
Në klinikën ku unë punoj, serklazhi aplikohet vetëm në ato gra që kanë pamjaftueshmëri të lindur të qafës së mitrës për të mbajtur fëmijën. Gra të cilat paraqesin rrezik për aborti, nuk i aplikojmë serklazh
Gjakrrjedhja pas abortit spontan zgjat deri në dy javë, periudhë në të cilën aparti riprodhues rikthehet në gjendjen e para shtatzënisë. Antibiotiko-terapia zgjat 7-të ose 10-të ditë dhe duhet të shoqërohet edhe me ovula lokale dizifektantë, për të evituar fillimin e një infeksioni.
Përpara se të tentosh për shtaztëni të rradhës, duhet të bësh disa analiza si toksoplazma, rubeola, cytomegalovirus, ureaplazma, mykoplazma dhe kardiolipinat (IgA, IgM, IgG). Nëse analizat rezoltujnë normale, shtatzënia rekomandohet të filloj pas 6-të muaj.
Gjithë të mirat.


Pershendetje une para 4 dite pata abortin e dyte ne javen 16+ pas berjes se cerklazhes pata shume gjakderdhje bashke me gjakderdhjet humba edhe ujin e femijes keshtu qe femija spati mundesi te jetoj pas derdhje se ujit jetoi edhe 3 dite dhe vdiq pyetje ime eshte si ka mundesi te kem te dytin abort njerin ne javen e 20 e tjetrin ne javen e 16 e te mos dihet shkaku ktu ku po jetoj me thojn ligj i natyres po spo me duket e logjikshme qfar duhet te bej ju lutem qe ta gjej shkakun po lendohem shum spo mund kurrsesi ta pranoj faktin qe spo mund te mbaj femijen ,gjithashtu 3 dite pas abortit kam marr 2x ne dite Clont tab dhe Unacid (sultamicillin)tab a duhet te vazhdoj perseri me antibiotik kontrollen tek mjekja skam ber ende qka me preferoni kam frik mos po ndodh ndonje infeksion perseri kam ende gjakderdhje sa dite eshte normale gjakderdhja pas abortit kur duhet te filloj shtatzanin tjeter me falni ju lutem qe e zgjata por besoni qe shum me ndihmojn pergjigjet e juaja gjitha te mirat.