Dhimbje gjatë shtatzënisë
DinaAA
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dina
Shkaqet që çojnë në dhëmbjet e barkut, janë të shumta. Nëqoftëse është përjashtuar shtatzënia si shkak i dhëmbjes, dhe dyshon se ajo vjen nga zorra qorre/apendisiti, duhet me pa tjetër të konsultohet me mjekun kirurg.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Ju falenderoj shume per punen qe po e beni, ju çmoj shume dhe ju vleresoj sepse besoj se pergjigjet e juaja qetesojne shume femra te brengosura, rregullisht i lexoj dhe me pelqen menyra se si pergjigjeni, po them keshtu se une kam bere dy kontrolla te nje gjinekologe dhe ajo as qe sillej si duhet, bertiste pse isha kontrolluar tek nje tjeter me pare dhe arsye tjera te kota, informacion nuk me jepte per pyetjet e mia dhe disi si me pertese e kryente punen e saj, andaj ju çmoj shume.
Ndoshta e zgjata por pyetja ime eshte keshtu: jam shtatzene per here te dyte, e para me sukses vijoi edhe pse kisha shume probleme me tension te larte, nderhyrje kirurgjike (prerje cezariane) pak para kohe per shkak te gjendjes se rende, por tani ne shtatzenine e dyte kam ngritje te lehte te tensionit rralle, jam ne javen e 15 dhe qe disa dite nganjehere ndjej nje dhimbje ne anen e majte te barkut ne pjesen me shume te poshtme dhe ajo zgjat shume pak. Por nganjehere eshte shume e theksuar, une kam filluar te dyshoj mos behet fjale per zorren qorre siç themi ne, a ka mundesi qe ajo te shfaqet gjate shtatzenise dhe çfare duhet te ndermirret si mund ta zbuloj nese eshte ajo, dhe nese po çfare duhet te bej?
Ju faleminderit nga Dina.