Grupi i gjakut
Mire Mire
(12 vite më parë)
Përshëndetje Mire
Përderisa qafa e mitrës është e mbyllur dhe nuk ke dhimbje, shtatzënia mund të shkoj deri në javën e 37-të. Gjatë kësaj periudhe vazhdo rregjim shtrati. Injeksionet që ke marrë për të forcuar mushkëritë e bebit, merren vetëm një herë. Në javën e 37-të hiqet seta e serklazhit, dhe lindja kur do që të ndodhë konsiderohet normale.
Të rekomandoj të bësh një kulturë të sekrecioaneve vaginale për të vlerësuar shkallën e pastërtisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
pershendetje doktoreshe.jam 32 jave,jam regjim shtrati sepse jam me cerkllazh dhe e kam qafen e mitres te bute dhe shkurte,dhimje nuk kam a eshte rrezik te lind parakohe,si dhe a mbijeton bebi.i kam marrur ineksionet per mushkri dexamethason 2x6mg 2 dite d.m.th 4doza keto i kam marr ne javen e 30.a ndodh me keto shenja te mrri se paku 36jave,mjeku me ka then qe sjam shume rrezik falemnderit