Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam shume te vjella dhe renie ne peshe

pershendetje doktoresha ! te falenderoj per pergjigjen. kam dhe nje shqetesim tjeter. jam ne javen e 6 te shatezanise dhe kam shume te vjella. cdo gje qe ha pothuajse e nxjerr dhe ajo qe me shqeteson me shume eshte se po bie ne peshe.do ju lutesha per mendimin tua rreth situates ku ndodhem. faleminderit

Fracesca Franci (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Franceska

Të këshilloj të ushqehesh pak dhe shpesh duke mos u ushqyer me vakte të plota, mos u ngri menjëherë nga shtrati pas gjumit, konsumo sa më shumë gjëra të thata dhe lëngje. Një nga preparatet më të rekomanduar është veneksol (komplesi i vitaminës B, e cila lehtëson sado pak situatën).

Nëse të vjellat e shtatzënisë janë të shtuara, humbja e konsiderueshme e lëngjeve çon në uljen e nivelit të elektroliteve në gjak. Matja e nivelit të elektroliteve bëhet me elektrolitemi. Mjeku vlerëson analizën dhe rekomandon marrjen e sasisë së lëngjeve dhe elektroliteve me serume, në rregjim hospitalor derisa gruaja të qetësohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti