Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Plasje ujërash

Pershendetje dok. Moza.


Une jam 37 jave e 2 dite dhe paradite me doli uje pa ngjyre aq sa mu lagen mbathjet. Kjo ndodhi vetem nje here sot dhe rrodhi me. Mbasdite bera eko te doktorri dhe me tha qe kam uje mjaftueshem dhe sduhet te behem merak por me tha qe duhet te ruhem mos marr infeksion dhe me rekomandoi Oralcef 3x1 ne dite 8 kokrra gjithsej. Mirepo une jam ne merak se nga cfare lexova te fleta shoqeruese nuk rekomandohej shume per shtatzenat. Ju lutem me jepni nje mendim ta marr antibiotikun apo jo se kam merak?

Brikena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brikena

Oralcef ose Cefaclor, është i kundërindikuar tek pacientet me alergji të njohur të cefalosporinave dhe komponentëve të tjerë të këtij produkti. Ai është i kundërindikuar në përgjithësi edhe në shtatzëni dhe laktacionit.

Mbi këtë të dhënë, të rekomandoj të bisedosh me qetësi me mjekun, që të japë një tjetër antibiotik për të parandaluan infeksionin që mund të ndodhë nga plasja e pjesshme e membranave. Gjithashtu të rekomandoj të bësh analizë të gjakut komplet, kryesisht për tu orientuar me numrin e leukociteve i cili nëqoftëse do të rritet mbi 10 mijë, tregon se ka filluar një infeksion dhe duhet të lindesh me induktim. Duhet të bësh e PCR (proteina C reaktive), e cila tregon saktësisht shkallën e infeksionit dhe orienton mjekun se kur mund të ndërhyet për lindje të drejtuar.

Të uroj ta kalosh sa më mirë këtë situatë.

/komuniteti