Rreth shtatzënisë
Shkurta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Shkurta
Dhëmbjet në fund të barkut, të lehta dhe pa gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë, nuk është problem i rëndësishëm. Megjithatë bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të orientuar mjekun mbi praninë ose jo të infeksioneve vaginale, të cilat japin dhëmbjen e lehtë të barkut.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.
Jam ne javen e 26 te shtatzenise dhe para nje jave isha te doktori im dhe ai me tha qe eshte çdo gje ne rregull. Mirepo qe dy dite kam nje dhimbje te lehte ne anen e majte te vagines dhe sikur e pershkon edhe ashtin e vagines dhe kukave. Desha te di a eshte diçka per tu brengosur, apo eshte normale?
Faleminderit.