Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Jam 43 vjeqare, gati qe tri vite jemi duke tentuar per shtatzani, pas 6 muajsh tentimi mbeta shtatzane por ne javen e 6 mjeku konstatoi se fryti nuk eshte zhvilluar dhe mu desh te abortoj me medikamente dhe me nje pastrim te vogel nga ana e gjinekologut, prej asaj kohe jam ne kontroll te mjekut dhe vizitohem diten e dyte te cm ku shpesh perdori klomifen dhe ne mes te ciklit ku mjeku me udhezon injekcion pregnyl, por shtatzania nuk po ndodh, sipas gjinekologut me shendetin tim qdo gje eshte ne rregul, gjithashtu edhe partneri ka bere spermogramin dhe ka rezultuar rezultati i mire, kete muaj pas perdorimit te clomifenit (per 5dite-2x1 ne dite), ne diten e 11 isha ne kontroll te gjinekologu ku gjate ekzaminimit mjeku verejti tri folikula, folikula primare ne anen e djathte ishte me permasa 21,20, E6, dhe mjeku me keshilloi ta bej analizen LH dhe estradiolin,ku rezultati ishte ky LH 7.2, estradioli 1279.0. gjinekologu pas shikimit te rezultatit me dha injekcionin pregnyl dhe me tha te vazhdoj me marredhenie seksuale. mua me intereson te di se si pasoje e kujt eshte vlera aq e larte e estradiolit, a dhe a paraqet problem per shtatzani, thjesht jam e interesuar te di kur ngritet estradioli dhe pse? ceki se sot eshte dita e 24 e ciklit menstrual dhe ende nuk kam shenja te menstruacioneve-zakonisht cikli im eshte 27dite. ju faleminderit shume dhe pres pergjigjen me padurim sepse jam shume e brengosur.

Meri Meri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Në fazës folikulare zakonisht estradioli ka vlerë maksimale deri 160 pg/ml. Shifra që ke shkruar për estradiolin, tregon vlerë shumë të lartë dhe nëse nuk koncetohet shtatzënia në fund të kësaj periudhe, të rekomandoj që të mos marrësh më klomifen për të evituar një hiperstimulim të mundshëm. Në ciklin e rradhës, ripërsërit analizën.

Megjithatë të uroj që shtatzënia të ketë filluar që këtë rradhë.

/komuniteti