Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi shume poshte

Pershendetje Dotkoreshe! Ndoqa keshillen tuaj dhe dje isha ne vizit te mjeku. Bera eko dhe cdo gje ishte ok pervec se me tha qe bebi ishte goxha poshte dhe koka e tij ishte ne fund te barkut tim. Me tha te bej sa me shume regjim dhe me dha mjekim. Sa shqetesuese eshte kjo dhe cfare pasojash mund te ket? A ndikon per keq fakti qe puna ime me detyron te rri pothuajse gjithe kohen gati 8 ore ulur para kompjuterit? A jane te keshillueshme ato brezat per shtatzena qe kam degjuar ketu ne portal se perdoren ne keto raste? Faleminderit shume per keshillat

Dorina Shkurti (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Meqë nuk ke problem të infeksioneve apo ndonjë problem tjetër i rëndësishëm që lidhet me shtatzëninë, për të lehtësuar sado pak dhimbjet e kurizit të rekomandoj: - të bësh banja me unë të ngrohtë, ose të vendosësh borsa me ujë të ngrohtë kurriz, - masazhet janë të favorshme dhe për të arritur këtë , kërko ndihmën e bashkëshortit ose të një njeriu të afërt, - mund të përdorësh edhe paracetamol.

Gjithashtu të këshilloj të mos qëndrosh gjatë përpara kompjuteri, dhe herë pas herë duhet të ecësh apo dhe të shtrish këmbët. Edhe brezin të shtatzënisë ben mira ta vedosësh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti