Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekografia gjinekologjike!

Pershendetje! Ju falenderoj per pergjigjet qe na kthehni! Para disa ditesh kam nje eko dhe te dhenat ekogarafike ishin: uterusi: diamet.Gjatesor 63 mm, diamet transversal 50 mm, diamet.Antero-posterior 38 mm , endometri(mukoza) 15.5 mm ne faze exkretore. Andekset: vezorja e djathte 32 x 20mm me permasa e struktur normale, vezorja e majte 32x 19me permasa e struktur normale, duglasi i lire. Konkluzion: uteru anterversio(av) me permasa, form e struktur normale.Kaviteti i rregullt. Ovaret me permasa e struktur normale. Duglasi i lire. Doja te dija nese keto te dhena tregojn qe une jam mire dhe nuk kam probleme per te ngelur shtatezane? Sepse 1 muaj me pare une jam kuruar per mikrokistet! Doktori kete radhe me tha qe je mire! Faleminderit!

Matilda Caushi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Matilda

Nga të dhënat e ekzaminimit ekografik që me shkruan, mendoj që të gjitha përmasat janë brënda parametrave të normës dhe nuk ka prani të mikrokisteve. Që të konceptosh një shtatzëni duhet që të kesh një folikul të maturuar. Për të vlerësuar maturimin e folikulit bëj një ekografi ditën e 14-16 të ciklit menstrual. Gjithashtu kontakto me mjekun gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional. Ai do të rekomandojë edhe disa analiza dhe ekzaminime të tjera për të konceptuar shtatzëni me ecuri normale.

Gjith të mirat.

Ay (6 vite më parë)
Kam bere nje eko dhe me kane dale keto te dhena: kaviteti i rregullt 9.2 mm vezorja e djathte 21.4x22.8 Vezorja e majte 20.9x21.7 Uterusi diameter gjatesore 78.4 Transversale 34.2 Anteso posterior 38.9

/komuniteti