Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare shenja jane keto?

Pershendetje dokotoresh! Menstruacionet e fundit i kam pas me 14.05.2013, nuk kam dhimbje edhe pse jam ne ditet e fundit te shtatezanis, dje ne mengjes me ishin mbathjet me nje leng te kuq(kafte), dhe kjo ka ndodh vetem nje here por skam pas dhimbje as asgje. Kurse sot ne mengjes prap me ishin bere me nje leng por qe ishte i bardh dhe jo i trashe. Cfare me keshilloni?

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Besoj se ajo që ke konstatuar, është rënia e tapës mukoide. Mundet që pas 48-të orësh të të fillojnë kontraksionet uterine. Megjithatë drejtohu tek mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë për të vlerësuar situatën.

Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti