A jam mbi peshe?
Entela Bregu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Entela
Mesatarisht deri në fund të shtatzënisë, gratë duhet të shtojnë 10-15 kg. ndonjëherë ndodh që shtesa e peshës të shkojë edhe deri 20-të kg e më shumë. Kjo varet nga konstrukti dhe indeksi i peshës së gruas përpara shtatzënisë. Në këtë kuptim, edhe shtimi i madh i peshës mund të quhet normal nëse nuk është i shoqëruar me fryrje apo komplikacione që kompromentojnë shtatzëninë. Më këto raste mjeku që ndjek shtatzëninë ka për detyrë të bëjë rekomandimet shumë specifike.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 25 dhe kam shtuar 13 kg,mos jam mbi peshe??? Me sy te lire nuk dukem fare,por kur jam peshuar nga 56 kg jam 69 kg. Jam munduar te ushqehem shendetshem (fruta,permie,proteina). Jam duke perdorur neogavigil ,multivitamina. Te falenderoj! :-) :-)