Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mospërjetimi i orgazmës

Pershendetje doktoreshe, une qe 2 vite nuk e perjetoj orgazmen, a do te thote kjo qe nuk jam mire me organet e brendshme gjenitale apo pse? Ju faleminderit.

xxx (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Mos arritja e orgazmës, është një problem për pjesën më të madhe të femrave. Studimet thonë se afërsisht 30% e femrave, nuk arrijnë në orgazëm gjatë akteve seksuale. Gjithashtu është e vërtetuar se moskalimi në orgazëm, nuk është problem i ndonjë sëmundje apo problem të organeve gjenitale femërore. Studimet kanë arritur në përfundim, që bashkëpunimi i femrës gjatë akteve seksuale, duke filluar nga lodrat seksuale para aktit seksual dhe deri tek përkushtrimi dhe përqëndrimi gjatë aktit seksual, është rruga për të arritur në orgazëm.

Të uroj gjthë të mirat.

/komuniteti