Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam pezmatim te majes se gjirit, mos eshte shkak i shtatzanise?

Pershendetje doktoresh! Jam ne javen e 19 te shtatzanis, u ben disa dit qe thithat e gjoksit me djegin e me kruhen saqe nuk duroj dot as recipetat, shoh dhe qe maja sikur ka te cara, te lutem cme keshillon?

Selda Elda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selda

Gjatë shtatzënisë gjiri duhet të mbahet në kushtet e një higjene mjaft të mirë. Nëse thithkat e gjirit janë çarë dhe ke kruarje (prurit), të rekomandoj që të fillosh trajtim me pomade zbutëse. Multimam është një nga pomadat më të rekomanduara. Lyeje areolën e gjirit dhe thithkat me këtë pomadë disa herë në ditë deris atë shërohen të çarat dhe ndjeja e djegies.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti