Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lengje gjate shtatzenise

prsh para nje viti kam pasur nje abort spontan ne muajin e trete,tani kam filluar nje shtatzani te re jam ne javen e 6 u vizitova te gjinekologia dhe ishte gjithcka mire por un kam shume lenge te bardha nga vagina dhe nuk e kam pyetur gjinekologen pervec kesaj kam edhe dhimbje ne fundshpine kam perseri vizit pas nje jave por deri atehere me duket larg .flm

Adelina Kamberi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brigena

Shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë është normale, por meqënëse ke patur një abort spontan të mëparshëm dhe për të përjashtuar praninë e një infeksioni të mundshëm, të rekomandoj të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecionave vaginale.

Dhimbjet e mesit mund të shkaktohen nga përkulja nga mbrapa e mitrës, nga ngarkesa e shtyllës kurrizore ose/dhe nga qëndrimi i keq. Nëse arsyeja e dhimbjes është përkulja e mitrës në drejtim të sakrumit, qëndrimi gjatë gjumit përmbys është një lehtësim i mirë. Nëse arsyet e dhimbjes mbeten dy argumentet e fundit, atëherë të rekomandoj që; - bëj banjo me ujë të vakët ose vendos një borsë në vëndin e dhimbjes, - bëj mazazh të herë pas herëshme, - mund dhe të përdorësh paracetamol për të qetësuar dhimbjet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti