Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat dhe shqetesimi me rezultatet

Lh, u/l 8.42, fsh, u/l 5.36 prolaktina mg ml 9.0 testosteroni ng ml 0.61 170h- prog.Ng ml 1.01 andosternedioni ng ml 9.22 keto analiza jan bere diten e 5 te ciklit, per shkak qimeve ne fytyre dhe cikli vetrem nje dite me vie me dhimbje te lutem me sqaro a te shkoj te nje dermatolog apo gjinekolog kush mirret me kete problem me mire. Eshte per nje te aferme time e cila eshte e pa martuar

Alea Morina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alea

Me aq sa përshkruan, vërehet një sindrom i hiperandrogenizmit. E afërmja jote duhet të bëjë edhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve. Duke u bazuar edhe në rezultatet e analizave të kryera, mjeku gjinekolog do të rekomandojë trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti