Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rezultatit te biopsise cervikale

Pershendetje dr.jam pak e shqetesuar per shendetin e nenes time,para nje muaji ka bere Papa testin dhe doli ky rezultat Cervicitis chronica,i eshte preferu me be biopsin cervikale.Nga biopsia doli ky rezultat:Biopsia-histologjikisht konstatohen fragmente te ektocerviksit te ndertuar nga epitel pllakor shumeshtresor me qrregulle te polaritetot dhe radhitjes qelizore ne1/3e tij si dhe infiltrate limfoplazmocitare ne strome. Dg.Cervicitis chronica CIN I. Ne baze te rezultatit te biopsise mjeku qe mirret me nanen time i tha te beje edhe nje analize tjeter ,,LEEP".a eshte nje diagnoz serioze qka konstatoni ju ne baze kesaj qe shenova se ktu tek ne kjo analiza e fundit vetem Privat behet,a duhet bere patjeter,apo vetem me terapione medikentoze munde te sherohet apo duhet intervenuar me operacion se nana ime thote po qe nevoja me Mire te heq koplet mitren.me fal dr.ndoshta pas si shume e zgjata po jam e shqetesuar.

Ermira Mazreku (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Me LEEP kuptohet një ndërhyrje që bëhet në qafën e mitrës dhe konsiston në heqjen e pjesës së sëmurë të saj, duke e dërguar për ekzaminim bioptik. Praktikisht nga kjo ndërhyrje pacientet/nëna mund të quhet e shërur. Por të rekomandoj që ajo të ndiqet çdo 6-të muaj në vitin e parë, me Pap-test dhe kolposkopi.

I uroj shërim të shpejtë nënës tënde.

/komuniteti