Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje të barkut

Jam shtatzene ne javen e 15 (shtatzenia e pare) dhe deri me tani shtatzenia sipas mjekut eshte duke shkuar mire por nganjehere i kam ca dhembje ne bark si lloj shtrengime. Deri ne fund te muajit nuk kam termin tek gjinekologu por jam shume e brengosur, a mund te me ndihmosh te lutem? Te pershendes.

(15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Dhëmbjet në fund të barkut, të lehta dhe pa gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë, nuk është problem i rëndësishëm. Megjithatë bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale si dhe urokulturë, për të orientuar mjekun mbi praninë ose jo të infeksioneve vaginale apo urinare, të cilat japin dhëmbjen e barkut.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti