Sideremia e larte
Monika Bejo
(12 vite më parë)
Përshëndetje Monika
Nëse multivitaminat që merr kanë në përbërjen e tyre edhe hekur, mund të ndërpresësh marjen e tyre dhe të bësh një këshillim me mjekun hematolog, i cili duhet të vlerësojë situatën.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Mimoza! Jam shtatzane ne javen e 22-te te shtatzanise por jam e shqetesuar pasi ne analizat e fundit qe bera niveli i sideremise me doli i larte 167.5 nderkohe qe referencat ishin 37-145. Tre muajt e pare te shtazsnise dhe para fillimit te saj kam perdorur acid folic. Pas muajit te trete dhe aktualisht po perdor multivitaminat "prenatal with dha supplement". Ju lutem dr. Moza me thoni cfare duhet te bej pasi jam shume e shqetesuar? A duhet ti nderpres multivitaminat tani qe niveli i hekurit eshte mbi norme dhe nqs po per sa kohe duhet ti nderpres dhe cfare me keshilloni tjeter? Ju falenderoj!