Albumina në analizën e urinës
Vjola
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vjola
Gjurma e albuminës në urinë, mund të jetë pasojë e infeksioneve të traktit urinar ose edhe shenjë e fillimit të një preeklampsie e cila shoqërohet me edema/fryrje, albuminuri dhe hypertension.
Të rekomandoj të bësh një urokulturë, pasi dyshoj për infeksion urinar. Mos e le pas dore edhe matjen e tensionit arterial, i cili nëqoftëse shkon në shifrat më shumë se 140 mmHg (tensioni sistolik ose maksimali) dhe mbi 90 mmHg (tensioni diastolik ose minimali), menjëherë duhet të drejtohesh tek mjeku që të ndjek shtatzëninë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresha, doja qe te falenderoja ne rradhe te pare per pergjigjet tuaja shume te vyera, jam ne javen e 22 te shtatzenise dhe tek analiza e urines me dolen gjurme te lehta albumine. A ka ndonje kure apo ndonje gje qe mund ta ul ose ta mbaj nen kontrolle albuminen? Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje pasi me thene te drejten jam merakosur shume edhe njehere shume faleminderit, Vjola.