Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marredhenjeve intime

pershendetje doktoresh deshta te ju pyes ne lidhje me raportin intim me bashkshortin.jam ne javen 27 te shtatzanis.mirepo zakonisht mardhenjet i kam me dhimbje te organit gjenital mirpo kur burr im e kryen orgazmen jasht organit tim dhimbja mbaron dhe me nuk kam problem ndersa kur ai e kryen mbrenda organit pastaj tan diten kam enjtje, nje ransi,si dhe dhimbje ne vagin.un ne fillom te shtatzanis kam ber gjitha analizat e urines, urinokulturen si dhe brisin por nuk kam pas asnje infeksion.vetem se kam pas nje crregullim te floren mirpo kam mar terapi dhe mjekja me ka then qe gjithca esht ne rregull.ku qendron problemi tek un apo te bashkshorti im? ju faleminderit per mundin.

Eni Eni (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enuara

Shumë mirë që analizat e bërë në fillim të shtatzënisë kanë dalë normale. Duke u nisur edhe nga ankesa që shkruan, është koha të përsëritësh analizën e sekrecioneve vaginale për të vlerësuar praninë e një mykoze vulvo-vaginale. Deri sa të vlerësohet analiza, të rekomandoj të ndërpresësh raportet seksuale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Eni Eni (12 vite më parë)
Flm shum tiara:-)
Tiara Drojan (12 vite më parë)
Enuara kam ndegjuar qe ka femra qe kan alergji ne sperme, konsultohu me nje alergolog!

/komuniteti