Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjak dhe sekrecione ne kohen e ovulimit

Pershendetje. jam 21 vjec dhe u be rreth nje vit qe gati cdo muaj pikerisht ne diten e 14 t ciklit ndjej nje dhimbje te lehte te fundshpines dhe me pas shum pak gjak,aq pak sa nese sdo tregohesha e kujdesshme sdo e kuptoja fare. Kete muaj ndodhi qe ne diten e 14 pata vetem pak gjak ne sekrecione dhe ne diten e 16 dhe me pas 3-4 dite me pas sekrecione ngjyre kafe por jo ne sasi te madhe. nuk ndjej asnje shqetesim,as klruarje as djegie,as irritim te organit gjenital,as sekrecionet nuk i kam me ere. ka nje vit qe jam jo aktive seksualisht,kam patur vetem nje partner gjate gjithe jetes sime gjer sot. Jam tip qe stresohem shume,dhe dicka e vogel qe ndodh me ben te dobet dhe te dorezuar,tani po ndihem keq nga keto sekrecione kam frike cka mund te jete. Ju lutem me thoni pak a shume se pse kam keto sekrecione kafe 3-4 dite pas ovulimit? Ju falenderoj per kohen qe na jepni. Ju pershendes.

Liridona Tafaj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liridona

Mjaft grave në ditët e ovulacionit ju çfaqet një sekrecion hemorragjik, i cili tregon që ovulacioni ka ndodhur. Sekrecionet kafe janë mbeturina të kësaj gjakrrjedhje. Megjithatë të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjëndjen e qafës së mitrës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti