Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje doktoreshe, desha te ju pyes rreth vezoreve policistike, se une i kam ato edhe spo mundem me mbet shtatzene qe 3 vjet martese. Tash mjeku me dha te pi kontraceptive 2 jave dhe pastaj te marre nje terapi, s`di a eshte ne rregull kjo apo jo? Te lutem mu pergjigj!

Jehona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jehona

Sindromi i ovarit policistik, vjen si rezultat i një ndryshimi që mund të ndodhë në nivelin hormonal të organizmit.

Trajtimi i sindromit të ovarit policistik bëhet me estro-progestativ (kontraceptivë), dhe zgjat tre muaj. Nëse situate nuk është përmirësuar, trajtimi zgjat edhe tre muaj të tjerë. Pas trajtimit me hormone, shpresohet të ekzistoj mundësia e daljes së vezës në qarkullim.

Të uroj gjithë të mirat dhe fat.

/komuniteti