Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund ta kuptoj qe jam hapur ne shtatzeni?

Mirdita e dashur doktoreshë,desha ta boj nje pytje,jsm shtatzan java 20,para nje jave ishA ne Kosov dhe atje u kontrollav dhe nje mjeke me tha qe shtratin e bebes e ki pak posht por sme propozoj asgjr vetem se tha po te informoj.Ktu ne Zvicerr isha te premten te mjeku im ai sme tha asgjr e pyeta a osht gjdo gje ne rregullme tha po.Tash jam ne dilem a osht rrezik nese shtrati i bebes osht posht,dhe si mund ta di p.sh nese qelem gjat shtatzanis,mfal se e zgjata pak.Ju lutem per nje pergjigjie ...pershendetje te perzemerta

Leonora= Reina * (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora

Vendosja e placentës poshtë (në javën e 20-22 të shtatzënisë), mund të mos jetë problematike pasi ajo mund të migroj (të zhvendoset lart) me rritjen e shtatzënisë.

Të uroj që shtatzënia të ecë normalisht, por nëse të fillojnë dhimbje mesi dhe fundi i barkut të shoqëruara me sekrecione hemorragjike, duhet të kuptosh se je pranë rrezikut për lindje parakohe. Në javën e 28-të të rekomandoj të bësh një ekzamnim ekografik për matur gjatësinë e qafës së mitrës, vlerësim i cili tregon nëse qafa e mitrës do të ketë mundësinë për ta çuar shtatzëninë deri në term.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti