Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të kem mbetur shtatzënë?

A mund te kem mbetur shtatzen pasi qe eshte dashte me 15/10/2011 me me ardhe mujoret dhe deri me sot nuk me jane lajmeruar? Apo duhet te vizitohem tek gjinekologu? Me respekt dhe flm per mirekuptim.

Jeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Meqënëse gjakrrjedhja e ciklit menstrual nuk ka ardhur në ditën e pritshme, dyshimi më i parë është fillimi i shtatzënisë. Për të vërtetuar praninë e shtatzënisë, bëj një test shtëpie. Sidoqë të dalë testi i shtatzënisë, duhet të kontaktosh me mjekun gjinekolog i cili në rastin e fillimit të shtatzënisë, do të japë një seri këshillash dhe do të kërkojë të bësh disa analiza dhe ekzaminime për të siguruar mbarëvajtjen normale të saj. Nëqoftëse shtatzënia nuk është e pranishme, ai do të gjej shkakun e këtij çrregullimi dhe do të të trajtoj për kalimin e kësaj situate.

Të uroj fat.

/komuniteti