Gjakderdhja pas lindjes
Saraaaa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Sara
Përderisa je vizituar tek një mjeke gjinekologe, besoj se ajo ka bërë dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin/hapsirën e mitrës. Nëqoftëse ekzaminimi ka rezultuar normal, atëherë edhe unë mendoj që mund të jesh përpara një çrregullimi menstrual, i cili quhet fiziologjik në dy-tre muajt e parë pas lindjes.
Mirë do ishte të më kishe shkruar se çfarë analize nuk të ka dalë mirë, por të rekomandoj që vëmëndjen më e madhe të jetë tek analiza e gjakut komplet për të përjashtuar mundësinë e anemizimit. Të rekomandoj (konsultohu dhe me mjeken që të ka vizituar), të marrësh multivitamina dhe hekur deri sa gjendja të stabilizohet.
Gjithë të mirat.
E nderuara doktoreshe MD Mimoza Keta. Kam nje pyetje per ju shume me rendesi meqenese kam gjakderdhje tashme qe 2 muaj gati, beba ime ka lindur me 20 gusht te ketij viti dhe tash ne tetor i ben 2 muaj dhe une ende kam gjakderdhje keto tri ditet e fundit kam shume gjakderdhje nga mitra si dhe kam dhimbje ne fund te barkut nganjehere dhe brengosem shume sepse disa jave me heret kam pas gjakderdhje ama pak jo shume, gjaku ishte si ngjyre e kafte ama me pak kam pas. Jetoj ne perendim, kam qene para nje jave tek gjinekologja ime dhe kam bere kontrolle, me ka thane je mire po ajo doktoresha ime me tha se keto gjaderdhje munden me qene menstruacionet prej dates 29 shtator mbas lindjes ajo ashtu mi llogaritke mirepo tash jane bere 2 muaj me 20 tetor dhe une ende kam gjakderdhje. Kam bere analiza te urines dhe te gjakut per te shikuar se a kam ndonje infeksion urinar apo diqka ne miter qe po kam gjakderdhje por jo gjitha analizat me kane dale shume mire dhe tash une po brengosem spo di cfare te bej? Cfare me keshilloni ju mua? Gjinekologja ime me thote pas shtatzenise 3 ose 4 muaj ndodh qe crregullohen menstruacionet, e ki gjakderdhje, doktoreshe me kenaqesi e pres pergjigjen tuaj se cfare me thoni ju mua per gjendjen time, spo di cfare te bej, cfare me preferoni? Ju faleminderit per mirekuptim doktoreshe.