Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me mykun

Pershendetje doktoreshe ,une kam bere analiza urine dhe strisha vaginale.ne strisha kam dal me myk dhe kam mar trajtim per te dhe nuk me ka ikur e kam perseritur prap trajtimin me ovula dhe nuk me ka ikur prap.atje ku bera analizat me tha te merja nje pompe me lavazh vaginal te thelle me solucion antimykotik te shoqeruara me ovula me klon.problemi qendron se une jam duke marre trajtim per te mbetur shtatzan kam mare femoden me keshillen e gjinekologes dhe diten e 5te te ciklit do vazhdoj me ilace te tjera per te mbetur shtatzan.fola me gjinekologen se duhet te mare kete pompen dhe me tha mos e mer iken vet myku tha .problemi eshte se gjate maredhenies un kam pak diegie.a do me iki vet ky shqetesim qe kam pak diegie dhe myku apo duhet te nis kete trajtim me pompe me lavazh vaginal te thelle ? faleminderit!

Elda L (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Të rekomandoj të bësh një mykogram për të vlerësuar antimykotikun më efikas. Lavandat intra vaginale nuk janë të rekomanduara në këto raste, pasi ato bëhen shkaktar i prishjes së pH vaginal dhe i ripërsëritjes së infeksionit. Trajtimi me estroprogestativ është një ndër shkaqet e shfaqes së infeksionit të kandidozës vulvo-vaginale. Të rekomandoj të marrësh fazën e parë të trajtimit duke u bazuar në antimykogramë dhe gjatë periudhës që do trajtohesh për shtatzëni duhet të përdorësh ovula vaginale të cilat ruajnë pH e vaginës me qëllim që të mos përsëritet myku.

Gjithë të mirat.

sara 1 (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe... Un disa here me dalin sekrecione te bardha dhe ndrrohem shpesh nga era e pakendeshme.. Cfare me sugjeroni ? Te lutem me ndihmo

/komuniteti