Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Leukocitet e ngritura

Pershendetje, doktorreshe. Jam ne javen e 22 plus 2 dhe kam dhembje ne fund te barkut ne njeren ane dhe dhimbje te shpindes. Kam bere analizen e urines se dhe me doli qe kam pak leukocitet e ngritura ne urine. Zakonisht me vjen shume shpesh te dal per banjo sidomos kur pi dicka dhe mbremjeve nuk mund te rahatohem, Ndonjhere me vjen te dal dhe ndoshta nuk kam shume urine vetem 2-3 pika. A mund te jete kjo infkesion i rrugeve urinare pasi qe kam leukocitet e ngritura me pare kam pasur infkesion te kepurdhave ne fillim shtatzanise por e kam kuruar. Ju faleminderoj,nese do te kishit mundersi te me pergjigjeshit.

Lona S (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lonas

Një nga shenjat e infeksioneve urinare është urinimi i shpeshtë ose ndjenja e urinimit edhe kur ke pak urinë. Të bëj një analizë dhe urokulturë të urinës. Nëse çdo gjë ështënormale, atëherë si shkak i ankesës i mbetet shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Lona S (12 vite më parë)
flm doktorreshe..:)

/komuniteti