Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jane normale parametrat e ekos morfologjike?

Pershendetje dr.Ne daten 18.Gusht kisha diten e pare te mesturacioneve te fundit.Ne daten 06.02.2014 kam bere ekon morfologjike parametrat e te ciles jane:pozicioni mbrapsht (podalik) .Dbp 56, hc 204, ac 181 , rzf +infinit ,tad 24,fl 39, vl 6.2 la normal tibia 32 ,gravidanc 24 jave zhvillim fetal normal..Dua te di te lutem a jane normale keto parametra,analizat i bej cdo muaj (gjak urin strisho) dhe deri tani me kan dale mire ,pervec luhatjeve te hemoglobines per te cilen kam marr 20 flakona hekur 2g/10 ml ferro tre nga 2 ne dite (mengjes darke) + prenatalin,me peshen jam mire se kam shtuar dhe me ushqimet skam asnje lloj problemi.Shtatezania eshte e 2 pas 8 viteve te vajzes se pare.Lutem me keshilloni cfar duhet te marr vitamina apo suplemente shtes.Faleminderit dhe pune te mbare.

Besssi Bako (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besi

Parametrat që shkruan duken proporcionale, por mundet që të jenë paksa më të vogla sesa duhet të jenë për moshën e shtatzënisë prej 24 javësh. Megjithëse kjo nuk përbën ndonjë gjë me rëndësi, pasi konstatimi i mjekut është që shtatzënia ka zhvillim normal.

Pas javës së 16-të të shtatzënisë, rekomandohet që të merret suplementi me hekur. Gjithashtu edhe marrja e multivitaminave është e rekomanduar pasi vitaminat dhe mineralet është vështirë që të merren në sasinë e nevojshme vetëm me konsumin ushqimor. Multivitaminat duhet të merren edhe gjatë ushqyerjes me qumësht gjiri.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti