Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte kjo nje shenje qe mund te kem ngel dhe shtatzene?

Kam 5 muaj qe kam lindur gocen, dhe direkt pas lehonise me ka ardh cikli normal. kete muaj kemi kryer padashje maredhenie pa u mbrojtur dhe kam frike se mos kam ngel shtazane. Ciklin e fundit e kam pas ne dt 25.01.2014 dhe kam nja 3 dite me marje mendsh dhe si me ndjenjen e te vjellit dhe dhimbje fundi barku dhe mesi. E di qe eshte heret per ta kuptuar nese jam apo jo, por sot dt 17.02.2014 filloi te me vije sh pak cikli.Theksoj se ciklin e kam te regullt cdo 28dite. A eshte kjo nje shenje qe mund te kem ngel dhe shtazane???

Afrodhiti G (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afrodhiti

Me ato që tregon, edhe mundet që shtatzënia të ketë filluar. Për të konfirmuar fillimin ose të shtatzënisë, në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes menstruale bëj një test shtatzënie ose beta hCG.

Gjithë të mirat.

/komuniteti