Shtatzenia e dyte
* A & D *
(12 vite më parë)
Përshëndetje Aurora
Përpara se të tentosh për shtatzëni, duhet të bësh këshillim parakoncepsional. Në bazë të vizitës gjinekologjike si dhe analizave dhe ekzaminime për ty dhe të bashkëshortit, bëhet vlerësimi i shëndetit riprodhues. Nëse rezultatet do të jenë normale, shtatzënia e re mund të filloj dhe të ketë ecuri normale deri në term.
Kur të futet në tremjorin e tretë (pas javës së 32-të të shtatzënisë), rekomandohet ndjekje rigoroze nëpërmjet fluksimetrisë (që është ekzaminim ekografi i cili tregon se si furnizohet me gjak bebi nga arteriet kryesore). Këto ekzaminime do t’i realizojë mjeku që do i besosh ndjekjen e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh,ne muajn prill linda vajzen e vdekur ne javen e 39, shkaku i vdekjes ka qene mplakja e kordonit,dhe pyetja ime esht kjo,per te provuar per shtatzani te dyte cfar kontrolle duhet te bej?mos harroj te them se un kam 1miom 34mm.Ju flm qe dot ndani kohe te me ktheni pergjigje....Cdo te mire!