Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A do te ngelem shtatzene?

Pershendetje doktoresh ,te shkruaj nga londra ,mosha ime esht 23 vjecare ,kam dy vjet qe tentoj te ngelem shtatzan por pa rezultat ,tani me jam vizituar dhe une dhe burri ,atij i dolen analizat mire ,ndersa une kisha pak problem mikrokistesh ,pasi me vizituan per tubat rezultuan pozitive se ishin te hapura dhe skisha problem nga ajo ane .Mjekja me dha nje mjekim per gati 6 muaj ,diten e tret te ciklit do te perdor 2.5 mg letrozole per 5 dite .Ajo me tha se do te kesh efekt shum shpejt po prap jam e shqetesuar ,doja te degjoja edhe nga ju qe si mjeke dhe keni pasur raste te tilla a mund te jet efektiv ky mjekim dhe se a mund te ngelem shtatzane ?Faleminderit ,ju uroj gjith te mirat

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deni

Trajtimi është dhënë për të eliminuar kistet e vezoreve. Rekomandohet që ky trajtim të bëhet nën vëzhgimin e mjekut. Tre muaj pas trajtimit bëj një ekzaminim tjetër ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezores dhe për të marrë trajtim për maturimin e folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti