Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Streptococcus agalactiae

Pershendetje Jam ne muajin e 17 te shtatzanise dhe ne muajin e 13 bera strisho vaginale dhe nga rezultatet me doli nga strishoja vaginale nje bakterje Streptococcus agalactiae dhe perdora 7 dite almoxixillin 500 mg..dhe vag.poliginax,por nuk i perdora ne kohe te rregull antibiotiket mandej pauza 10 dite perserita strishon me doli serish bakterja e njejt fillova serish me te njejten terapi por tash e pije ne kohe te rregullt antibiotiket.. Dua te dij a paraqet rrezik kjo bakterje a ka ndikim negativ tek bebja..ju lutem nese mundet me ktheni pergjigje mirupafshim

Diona Rama (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diona

Infeksioni ndikon negativisht në ecurinë e shtatzënisë, duke shkaktuar plasje të parakoshme të membranave dhe lindje parakohe. Prandaj është e domosdoshme trajtimi deri në zhdukjen e tij të plotë. Antibiotiku më efikas është ai që vlerësohet midis antibiotikëve të dalë nga antibiograma. Neglizhenca e trajtimit sjell përkeqësim të situatës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti