Testi pozitiv
Ina .....
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Urime për fillimin e shtatzënisë.
Shenjat që përshkruan janë shenja normale të një shtatzënie të filluar.
Shtatzëni ektopike quhet shtatzënia e vendosur jashtë kavitetit uterin. Kjo vlerësohet me ekzaminim ekografik me sondë vaginale, e cila bëhet në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes menstruale. Sipas numërimit obstetrikal bëhet në javën e pestë ose të gjashtë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. une bera sot testin dhe me doli pozitiv. bera dhe nje lloj testi ku me tregonte qe dola se jam 1 deri ne 2 javeshe. ciklin e fundit e kam pas me 28 janar. me ka shqetesuar dicka qe po rrija e lexoja. se une keto dite sikur kam pak dhimbje ne fund te barkut sikur je para ciklit por dhe nje dhimbje nga fundi i shpines,mesi.sa shtrihem sikur lehtesohem. dhe une me date 17 shkurt pata pak gjakderdhje. po lexoja per kete shtatzanine ektopike dhe doja te ju pyes qe a ka lidhje me keto te mijat,a duhet te shqetesohem? ju faleminderit