Java 32, therrje barku
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Benita
Shkurtimi i qafës së mitrës i shoqëruar me dhimbje në fund të barkut dhe të mesit, tregojnë për prani të rrezikut për lindje parakohe. Me trajtim medikamentoz (spazmolitikë, sulfat magneziumi etj), me rregjim shtrati, duke e vituar punët e rënda, ecjet e gjatë të lodhshme dhe qëndrimet e gjata në këmbë, shtatzënia mund të shkojë deri afër termit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Prsh doktoresh jam ne javen e32 ekom shtatzanin e dyte po po kom nganiher therrje nfund tbarkut edhe tvagines edhe midisi shpines mdhem isha nkontroll para 2 jave dok. Mtha qe eshte shkurtu qafa e mitres per 1 cm dhe placenta ka fillu mu pjek a nenkupton kjo qe kto dhimt qeikom muj me lind para javes 36 apo si te hy nejaven e 36. Se vajzen ekom lind njaven e 39 Tpershendes