Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa jave ka shtatzenia ime?

Pershendetje doktoresha Mimozë. Fillimisht ju pergezoj per punen qe beni duke u munduar ti gjindeni seciles nene qe ka nevoje per keshillen tuaj. Une ju kerkoj falje qe ne fillim per kete email timin te zgjeruar por qe tkem pergjigje me te sakte dua te shkruaj hollesisht per ate qfare me preokupon. Keshtu eshte puna: Me eshte shfaq gjandra tiroide ne fund te janarit te vitit te kaluar. Ne Kosove nuk kane arritur te ma caktojne terapine e duhur. Pas marteses ne gusht erdha ne Itali ku me terapine e pare qe nga muaji i pare vlerat e Tsh jane stabilizuar (kane qene shume te larta). Mjeku me keshilloj qe nese planifikoj te krijoj familje te pres dhe te percjelli gjendjen e gjandres per tre muaj.. gje qe edhe bera. Vlerat cdo muaj ishin ne vlerat normale keshtu qe ne fund te nentorit mjeku me dha driten e gjelbert per te provuar te ngelem shtatzene. Tani kjo gje me huton mua. Hera e pare qe kisha marrdhenie pa mbrrojtje ishte data 18 dhejtor 2013 dhe vazhduam edhe ne ditet ne vijim deri para ciklit. Me 23 dhjetor pata diten e pare te ciklit te fundit. Ishte i zakonshem. I rregullt dhe zgjati si gjithmon mirpo pas disa ditesh mua filloj te me dhimte gjoksi gje e pazakont.. dhe percjellia gjendjen dhe kur kaloj muaji i ciklit bera testin dhe doli pozitiv po ashtu edhe Beta Hcg doli me vlerat qe jam 6 jave shtatzene kjo dy jave me pare. Te hanen bera ehin e pare dhe dr me tha je 8 jave + 5 dite shtatzene. Tani nese llogariti nga dita e pare e ciklit deri te hene kur vera eho i bien fiks 8 jave. Tani spo kuptoj a kam ngel shtatzene qe ne heren e pare te marrdhenieve pa mbrojtje apo si.. dhe se cikli ishte si gjithe re tjert me heret. Kjo pak me huton. Prandaj do doja dhe mendimin tuaj per kete huti timen ndoshta jo aq te madhe sa me duket mua. Ju falenderoj per mundin dhe durimin qe patet per leximin e ketij emaili. Pres pergjigje.

Dardi ♥ Isra ♥ Sali (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dardi

Gabimi në llogaritjen e moshës së shtatzënsië prej 5-së ditësh me ekzaminim ekografik edhe mund të ndodhë. Por nuk ke perse të shqetësohet sepse llogarija tënde është shumë e saktë. Në vazhdim të llogarisë tënde, sot me datë 22 shkurt, shtatzënia është në javën e 8-të plus 5-së ditë.

E rëndësishme është që të fillosh të konsumosh acid folik dhe ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti