Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam djegie dhe kruarje ne vagine dhe nuk e di si te ja bej?

Pershendetje Doktoreshe doja te pyesja per nje shqetesim qe kam , kam 2 dite qe kam kruarje ne Vagine dhe mendova si fllim meqe se dija se ku thashe me vete mbase e kam nga debilimi , por mbreme pashe qe lekura te Vagina me eshte bere e bardhe kam kruarje dhe pak djegie , mamaja me tha qe te pastrohem me caj dhe kete po bej , nuk arrij ta kuptoj shume mire dhe kam shume frike per arsye se kam qene gjtihmone shume e kujdesshme me Higjenen , Ju lutem me ktheni pergjigje se ndihem shume keq , Ju pershendes :)

Klaudia Klau (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klaudia

Bëj analizë të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar praninë e një kandidoze. Mykograma do të tregojnë antimykotikun më të përshtatshëm të cilin do ta përshkruaj në recetë mjeku që do i tregosh rezultatin e analizës. Mos përdor çajra për shplarje sepse nuk kanë efekte shëruese ndaj kandidozave (mykut). Si preparat mjeksor më i rekomanduari është A-derma pH 8, me të cilin të rekomandoj të shplahesh sa herë shkon në tualet.

Të uroj shërim të shpejtë.

Klaudia Klau (12 vite më parë)
Doktoreshe shume Faliminderit per pergjigjen qe me keni kthyer por nuk kam pasur mundesi te ua kthej se nuk kam qene ketu . Jam viziatuar ne kete menyre qe me thate dhe ju dhe me ka dale myk por jam kuruar dhe mbas kures nuk kam pasur asnje problem dhe doktoresha me tha qe jeni pastruar komplet dhe nuk keni asnje problem por ne fakt tani mbas 4 muajsh , mbas ciklit kam kruarje rreth vagines por jo sekrecione vetem kruarje shume cfare mund te jete ? Me respket Klaudia !

/komuniteti