Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur i kam ditet e ovulimit?

Mua dje me datë 20shkurt me ka ardh cikli , deshta tju pyes kur i kam ditet e ovuluimit sepse jam shum e interesuar qe te filloj nje shtatzani.. Ciklin e parafundit e kam pas me 23 janar deri me 28 janar gjithmon ciklin e kam pas te rregullt... ju lutem me tregoni se kur mund te provoj qe te ngelem shtatzan.. Ju pershendes dhe ju uroj pune te mbare...

Drenusha Aliu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drenusha

Ditët e mundshme për ovulacion mund të jenë ditën 12-14 të ciklit menstrual, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Për të qënë e sigurtë, në këto ditë të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit.

Të rekomandoj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional.

Të uroj fat.

 

/komuniteti