Nderprerja e vitamines
Nebahate Arti
(12 vite më parë)
Përshëndetje Xona
Në përgjithësi, ndjenja e vjellurit apo të vjellat shfaqen tek 70-80 % e shtatzënave dhe largohen pas javës së 12-të të shtatzënisë. Ka disa arsye përse ndodh kështu, por nëse mos marrja e vitaminës D të lehtëson, atëherë mos e merr sepse nuk ka asgjë të rëndësishme. Por, të këshilloj që të marrësh pa tjetër acid folik dhe ta konsumosh deri në fund të javës së 12-të.
Nëse situata është e rëndë dhe ke humbje të mëdha të lëngjeve, drejtohu në maternitet për të marrë ndihmë të specializuar qoftë edhe me perfuzione.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh jam shtatzene ne javen e 10 mirpo pasi qe kam aq shume mundime dhe vjellje e edhe me shume kur po e marr vitaminen previt plus omega 3 vendosa mos ta pi me vitaminen, a paraqet ndonje rrezik per beben nderprerja e vitamines nkete kohe??