Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia e dyte

Pershendetje doktoreshe. Une jam shtatzene ne javen e 5 me shtatzanine e dyte. Une gjate shtatzanise se pare kam perdorur gjate gjithe shtatzanise utrogestan vaginal pasi kam patur kontraksione. Ne kete shtatzani te dyte vajta ne nje mjeke tjeter dhe nuk me dha utrogestan, dhe gjithashtu me dha vetem acid folik dhe jo multivitamina. Me tha qe kam mitren bikorn. Te lutem kisha dy pyetje a duhet te perdor perseri utrogestan dhe te kjo shtatzani si ne heren e pare dhe se dyti multivitaminat duhet ti nis qe tani apo me vone pasi mua me kujtohet qe i kam pire tre mujorin e pare por mjekja me tha qe ske nevoje per multivitamina. te lutem me ktheni nje pergjigje. Flm.

Adre Tirane (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rea

Utrogestani përdoret atëherë kur është e nevojshme. Nëse mjekja ka konkluduar se nuk ke nevojë të përdorësh utrogestan, atëherë nuk ka arsye që ta përdorësh. Nëse do ndjesh kontraksione apo probleme të tjera, bëja të pranishme mjekes që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Ke bërë shumë mirë që ke filluar konsumin e acidit folik. Në përgjithësi, shtatzënave u rekomandohet konsumi i multivitaminave dhe kjo bëhet për arsye se organizmi i gruas nuk i plotëson dot nevojat për vitamina dhe minerale vetem duke konsumuar ushqime. Unë të rekomandoj që të marrësh edhe multivitamina.

Anomalitë e mitrës, bartin probleme si rrezikun e abortit apo lindje parakohe. Prandaj ndjekja e shtatzënisë duhet të jetë e kujdeshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti