Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beta hcg

Pershendetje dr mimoza un edhe nje dit ju kam shkruar qe pas 3 here tentative me fiv tash jam shtatzen natyral kam ber edhe hcg ku un daten e par te ciklit te fundit e kishe me 9 janar 14/e hcg e kam ber me dateen 13/02/14 vlera e hcg rezultoi 10 685 aesht kjo vler nermale edhe sipas mendimit te juaj ne cilen vaj duhet te jem sepse kjo me shqetson shum mos ndoshta nuk esht ndoj gje ne rregull ju lutem te me ktheni nje pergjegjje ju falenderoj shum per ndihmen e juaj ju uroj pun te mbar .e ju me kishit kshilluar qe te marr takim me nje opstetrik gjenekolog por un gjindem ne franc edhe me nje her kam marr takim me gjenekologun por aj ma ka len takimin me 1 prill mua me duket shum ko e gjat por qfar te bej ju faleminderit per pergjigjjen e juaj

Laura Laura (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Vlera e beta hCG që shkruan i korespondon javës së 6-të të shtatzënisë, javë në cilën me përafërsi vlera e beta hCG është nga 1,080 – 56,500 mIU/mL. Duke u nisur se dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit të ciklit menstrual është data 9 janar 2014, sot me datë 24 shkurt 2014 shtatzënia ndodhet në javën e 6-të plus 3-4 ditë. Sipas këtyre llogaritjeve nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe me durim prit datën e kontaktit me mjeken.

Një këshillë, fillo të përdorësh acid folik sepse është një parandalues i mirë problemeve në tubin neural të bebit. Acidin folik duhet ta përdorësh detyrimisht deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë, dhe paralelisht mund të konsumosh edhe multivitamina.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti